image Aksident në Prishtinë, një shofer godet veturën e parkuar të Ambasadës së Shqipërisë

Siguri

Aksident në Prishtinë, një shofer godet veturën e parkuar të Ambasadës së Shqipërisë

news image

Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Mujo Ulqinaku” në kryeqytet, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se aksidenti ka ndodhur papritur, ku është e përfshirë vetura e Ambasadës së Shqipërisë.

Vetura ka qenë e parkuar, derisa është goditur nga një veturë tjetër që ka qenë në lëvizje.

Burime të Sinjalit konfirmojnë se aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.

/GazetaSinjali/