image Aksident në Prishtinë, lëndohen 4 persona

Siguri

Aksident në Prishtinë, lëndohen 4 persona

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 10.07.2020 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime turpore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Rexhepi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të cilat janë duke e trajtuar rastin./Gazeta Sinjali/