image Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksident”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/