image Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy shoferë të veturave

Siguri

Siguri/ Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy shoferë të veturave

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes dy veturave pak pas orës 17:00, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Shupkovc, dy vetura të përfshira, ku si pasojë dy drejtuesit e veturave kane pësuar lëndime”, njoftoi Zahiti./Gazeta Sinjali/