image Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një kadet i Policisë

Siguri

Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një kadet i Policisë

news image

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 06:50 në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës, ku ka humbur jetën një kadet i Policisë, raporton Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/