image Aksident në Fushë Kosovë, vetura bëhet llom

Siguri

Aksident në Fushë Kosovë, vetura bëhet llom

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit ku shihet se një nga veturat e aksidentuara është e dëmtuar.

Në fotografitë e siguruara nga Gazeta Sinjali gjithashtu shihet se policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet se a ka të lënduar nga ky aksident.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.

/Gazeta Sinjali/