image Aksident në Drenas, lëndohet edhe një foshnje

Siguri

Aksident në Drenas, lëndohet edhe një foshnje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Drenas ku si pasojë është lënduar edhe një foshnje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se aksidenti ndodhi në fshatin Krajkovë, ku një grua derisa ishte duke drejtuar veturën Range Rover me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes është aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e veturës, tri femra dhe një foshnje.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/