image Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona

news image

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Sllatinës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se tri makina janë përfshirë në aksident.

“Në afërsi të Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar për një aksident, ku të përfshira kanë qenë 3 automjete dhe është raportuar se 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia e trafikut janë marr me rastin”, thotë Policia.

/GazetaSinjali/