image Aksident në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar

Siguri

Aksident në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Shakovicë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky aksident dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/