image Aksident mes veturës dhe traktorit në Malishevë, ka të lënduar

Siguri

Aksident mes veturës dhe traktorit në Malishevë, ka të lënduar

news image

Sot rreth orës 17:20 ka ndodhur një aksident në fshatin Tërpezë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi për detaje lidhur me aksidentin dhe ka marrë informata se në aksident janë përshirë një automjet dhe një traktor.

Elezi konfirmoi për Sinjalin se ka edhe të lënduar mirëpo për gjendjen e të aksidentuarve ende nuk dihet ndërsa sa i përket dëmeve në automjete tha se janë relative.

“Të nderuar, ju njoftoj se në fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është duke u bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar”, tha Elezi.

/GazetaSinjali/