image Aksident mes dy veturave në Viti, ka persona të lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në Viti, ka persona të lënduar

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit në Viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Viti, Afrim Halili, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar të cilët janë dërguar në trajtim mjekësor.

“Ka ndodhur një aksident mes dy veturave, me lëndime trupore por që nuk janë të rënda. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor”, tha shkurt Halili për Sinjalin./Gazeta Sinjali/