image Aksident mes dy veturave në Prizren, Policia deklarohet për Sinjalin

Siguri

Aksident mes dy veturave në Prizren, Policia deklarohet për Sinjalin

news image

Sot rreth orës 19:20 ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin, Policia e Prizrenit, ku kanë dejkaruar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.

Për shkaqet e këtij aksidenti ende nuk ka informacione, dhe se për këtë janë duke u marrë njësitet e trafikut rajonal në Prizren.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

/GazetaSinjali/