image Aksident mes 4 veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, 4 persona dërgohen në QKUK

Siguri

Aksident mes 4 veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, 4 persona dërgohen në QKUK

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, si dhe kanë dhënë detaje.

“Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira  4 vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.”

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë edhe fotografi nga aksidenti.

/GazetaSinjali/