image Aksident me fatalitet në Shkodër, vdes një person

Shqipëri

Aksident me fatalitet në Shkodër, vdes një person

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Më datë 18.05.2021, reth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. /Gazeta Sinjali/