image Prishtinë: Dy të lënduar në një aksident

Policia/ Prishtinë: Dy të lënduar në një aksident

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, që ndodhi sot pas mesnatës në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Janë dy persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në Kosovë, sipas statistikave të policisë, kanë ndodhur 35 aksidente, 10 prej të cilëve me të lënduar. /Gazeta Sinjali/