image Aksident i rëndë, vetura përplas motoçikletën, vdes 71 vjeçari në Fushë-Krujë

Shqipëri

Aksident i rëndë, vetura përplas motoçikletën, vdes 71 vjeçari në Fushë-Krujë

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë. Shtetasi me iniciale L.K 37 vjeç që po drejtonte automjetin tipit “Benz” ka përplasur një motoçikletë ku për pasojë drejtuesi i saj ka gjetur vdekjen.

Policia bën me dije se humbi jetën shtetasi me inicale H.T 71 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në stacionin e Policisë për veprime të mëtejshme. /Gazeta Sinjali/