image Aksident i rëndë në Deçan, lëndohet një person

Siguri

Aksident i rëndë në Deçan, lëndohet një person

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pozhar të Komunës së Deçanit. Aty janë përplasur një veturë dhe kamionetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.

Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 16:20, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një kamionetë dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal të Pejës”.

/GazetaSinjali/