image Aksident i rëndë në Qylagë të Lipjanit, lëndohen katër persona

Kosovë

Aksident i rëndë në Qylagë të Lipjanit, lëndohen katër persona

news image

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Qylagë të Lipjanit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në hyrje të fshatit Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/