image Aksident i rëndë në kufirin SHBA-Meksikë, së paku 13 të vdekur

Botë

Aksident i rëndë në kufirin SHBA-Meksikë, së paku 13 të vdekur

news image

Së paku 13 persona kanë vdekur pas përplasjes së një kamioni me një makinë sportive në kufirin ShBA-Meksikë në autostradën e Kalifornisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ndodhi mes një automjeti që tërhiqte dy rimorkio dhe një tjetri brenda të cilit ishin 25 njerëz. Sipas autoriteteve, makina që mbante 25 njerëz ishte e përshtatashme vetëm për gjashtë, pasi që ishte model i vjetër, shkruan USA Today.

Shumica e viktimave raportohet të jenë meksikan kurse dyshohet edhe për kontrabandë me njerëz.

“Agjentët specialë nga Hetimet e Sigurisë Kombëtare në San Diego u përgjigjën … dhe kanë filluar një hetim për kontrabandë me njerëz”, thuhet në një deklaratë.

Ende nuk dihet saktësisht se çka çoi tek aksidenti.

/GazetaSinjali/