image Aksident i rëndë/ Kamioni godet autobusin, vdesin 18 punëtorë në Indi

Botë

Aksident i rëndë/ Kamioni godet autobusin, vdesin 18 punëtorë në Indi

news image

Të paktën 18 punëtorë humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion në shtetin Uttar Pradesh, në veri të Indisë.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, autobusi kishte ndaluar për shkak të një defekti në anë të rrugës, kur u godit me gjithë forcën nga kamioni.

Disa nga punëtorët po qëndronin në autobus, ndërsa shumë të tjerë po flinin jashtë, në momentin e aksidentit.

Bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej pasi të plagosur kanë mbetur dhe 30 persona, shumë prej të cilëve rëndë.

/GazetaSinjali/