image Aksident, 45 vjeçari mund ta humbasë njërën këmbë

Rajon

Shqipëri/ Aksident, 45 vjeçari mund ta humbasë njërën këmbë

news image

Një 45-vjeçar është lënduar rëndë, pasi u godit nga një automjet në vendin e quajtur Fratar në Ballsh.

I lënduari, i cili po udhëtonte me motoçikletë është identifikuar si Jonuz Mucaj.

45-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën mjekësore, por gjendje e tij raportohet e rëndë, pasi mjeket thonë se ai mund të humbasë njërën këmbë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Gazeta Sinjali/