image Ahmeti tregon se a do të hidhet gaz lotsjellës gjatë test-protestës së LVV-së

Siguri

Ahmeti tregon se a do të hidhet gaz lotsjellës gjatë test-protestës së LVV-së

news image

Valdrin Ahmeti, një nga organizatorët e test-protestës që pritet të filloj pas pak në sheshin e Prishtinës, ka thënë se kjo do të jetë një protestë paqësore.

Ahmeti tha se nuk do të hidhet gaz lotsjellës gjatë këtij organizimi dhe do të respektohen të gjitha rekomandimet shëndetësore.

“Zakonisht Policia ka hedhur gazin pastaj ne ua kemi kthyer. Nuk po më duket që Policia do të hedhë gaz kësaj radhe dhe rrjedhimisht as ne nuk do të hedhim”, deklaroi Ahmeti për T7.

Mobilizimi i forcave të rendit vjen pasi në orën 17:30 pritet të nis ‘përfomanca’ e Lëvizjes Vetëvendosje, ku është paralajmëruar të marrin pjesë rreth 5 mijë veta në sheshet kryesore të Prishtinës./Gazeta Sinjali/