image Ahmeti thumbon VV-në për punësimet familjare: Vëllain e kam të pa punë që 3 vjet

Politikë

Ahmeti thumbon VV-në për punësimet familjare: Vëllain e kam të pa punë që 3 vjet

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thumbuar Vetëvendosjen për punësimet familjare të eksponentëve politikë në qeveri, për të cilat kanë raportuar mediat.

Ahmeti tha se vëllai i tij nuk punon që tri-katër vjet. Pos tij, Ahmeti ka përmendur edhe familjarë të tjerë.

“Tash po ia përmendin VV-së keni thonë që familjet i keni veç për dasma…”, ka thënë Ahmeti në T7

“Unë i kam katër dajë, gjashtë teze, tri halla, pesë axhallarë. Vëllau im nuk punon që tri-katër vjet, nëna ime është pensionuar, gruaja jem poashtu. Qysh ka ndodhur kjo? Ndodh vetë apo s’kemi leju”, është shprehur Ahmeti.

Shpend Ahmeti është kryetar i Prishtinës që dy mandate. E në zgjedhjet e fundit Ahmeti ka vendosur të mos kandidojë.

Në Prishtinë fitoi VV-ja me Arben Vitinë, ku shkoi në balotazh me LDK-në me Përparim Ramën.

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen me 14 nëntor, do të përcaktojë se kush do të qeverisë Prishtinën në katër vitet e ardhshme.

/Gazeta Sinjali/