image Ahmeti: Nuk kam pasur kohë për familjen, por tashmë familja ime është e gjithë Prishtina

Aktualitet/ Ahmeti: Nuk kam pasur kohë për familjen, por tashmë familja ime është e gjithë Prishtina

news image

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pandemia i ka afruar të gjithë me familjen e tyre dhe i ka bërë të kuptojnë rolin e rëndësishmë të familjes.

Por, ai personalisht thotë se nuk ka pasur shumë kohë për familjen e tij, pasi sipas tij, tashmë e gjithë Prishtina është familja e tij.

“Dita Ndërkombëtare e Familjes sivjet na gjen në një situatë të pazakontë me pandemi, por që na ka afruar shumë me familjet tona. Në këtë periudhë, e kemi kuptuar shumë rolin e rëndësishëm të familjes si shtyllë e shoqërisë. Personalisht, shkaku i angazhimeve, nuk kam arritur që t’i përkushtohem familjes së ngushtë, por e kam mirëkuptimin e tyre sepse tashmë familja ime është e gjithë Prishtina”, ka shkruar në Facebook Ahmeti i cili ka kërkuar që të kultivohet barazia dhe vlerat e shoqërisë tonë të cilat, thotë ai, fillojnë nga familja./Gazeta Sinjali/