image Ahmeti: Nëse nuk del Albini në konferencë, VV e konsideron situatë të keqe

Politikë

Ahmeti: Nëse nuk del Albini në konferencë, VV e konsideron situatë të keqe

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.

Ahmeti ka shkruar në Twitter se nëse VV-ja e konsideron fitore ditën e sotme, atëherë në konferencë do të dalë lideri i kësaj partie, Albin Kurti, e në qoftëse del dikush tjetër, atëherë sipas tij, situata është e keqe.

“Nga përvoja: nqs doni me dit a e konsideron LVV ditën e sotme fitore, përcjellni konferencat për media të LVV. Në qoftë se del Albini është fitore për ta. Nqs del dikush tjetër atëherë e konsiderojnë si situatë të keqe”, shkroi Ahmeti.

Kujtojmë se rreth një orë më parë, VV-ja doli në konferencë për media, ku u foli deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli.

/GazetaSinjali/