image Ahmeti jep detaje për tri rastet e fundit me koronavirus nga Prishtina

Kosovë

Shëndetësi/ Ahmeti jep detaje për tri rastet e fundit me koronavirus nga Prishtina

news image

Sonte IKSHPK ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus në vend dhe të gjitha janë nga Komuna e Prishtinës.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të trija rastet janë nga familja e rastit të djeshëm.

Sipas tij, në këtë fazë të relaksimit, fokusi duhet të jetë në pajisjet si maskat dhe dorëzat.

Deri tani në Prishtinë janë gjithsej 15 raste aktive dhe siç njofton Ahmeti të gjitha janë në gjendje të mirë.

“3 raste te reja në Prishtinë, e që është familja e rastit dje. Në këtë fazë të relaksimit, fokusi duhet të jetë na pajisjet si maskat e edhe dorëzat. Sot në Prishtinë i kemi gjithsejt 15 raste aktive, të gjitha në gjendje të mirë”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159847215772166