image Ahmeti hedh dyshime për saktësinë e shifrës së të infektuarve me COVID-19: Numri është më i lartë

Shëndetësi

Ahmeti hedh dyshime për saktësinë e shifrës së të infektuarve me COVID-19: Numri është më i lartë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka hedhur dyshime mbi saktësinë e numrit të personave të konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

Sipas tij, këto shifra janë të pasakta, ndërsa thotë se numri është akoma më i lartë.

“Numri që kemi sot në Kosovë nuk mendoj se është i saktë. Mendoj se në Kosovë është një numër shumë më i madh. Jemi i vetmi shtet në botë që e kemi të bllokuar importimin e testeve prej laboratorëve private. Derisa shtetet tjera po garojnë që të marrin teste sepse ka mungesë të tyre”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

Më tej, Ahmeti shton se Kosova është i vetmi shtet në botë që e ka bllokuar importimin e testeve prej laboratorëve private.

“Nuk mund të presim diçka më ndryshe nga ditët e kaluara. Mendoj se sot mund të presim një numër të madh sepse virusi përhapet shpejt nëse nuk respektohen masat. Ka plot njerëz që janë pozitivë dhe nuk tregojnë se e kanë. Për dallim nga shtetet tjera, ne nuk e kemi informatën që do t’ua mundësonte politik-bërësve që të bëjnë politika në përputhje me situatën”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/