image Ahmeti deputetëve: E keni merituar karantinën 14 ditore për rrezikim të shëndetit

Ahmeti deputetëve: E keni merituar karantinën 14 ditore për rrezikim të shëndetit

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se deputetët meritojnë karantinën minimum 14 ditore, për rrezikim të shëndetit fizik e mendor.

“E keni merituar karantinën minimum 14 ditore! Jo për shkak të rrezikimit vetëm të shëndetit fizik por edhe atij mendor”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka kërkuar unitet në luftën ndaj koronavirusit.

“E di që është vështirë tash por duhet të bëhemi bashkë në këtë luftë e betejë. 14 ditët e ardhshme janë kritike edhe sipas ekspertëve. Kosova ka njerëz që mund ta bëjnë më të mirën edhe në shëndetësi edhe ekonomi. Pas kësaj nate të vështirë, ju kisha lut për unitet. Kemi nevojë të punojmë së bashku të gjithë me e pas situatën në kontroll, qoftë edhe në kohë të shkurtë, sa ta kalojmë pandeminë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai sërish ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

“Prishtinë, aman vazhdoni dhe #rriNshpi. E di që vështirë në këtë situatë por këtë krizë politike nuk bën ta shndërrojmë në krizë edhe më të madhe shëndetësore. Ta ruajmë vetën, familjen dhe komunitetin”, ka thënë ai. “Pas pandemisë, partitë duhet të kërkojnë rilegjitimim në zgjedhje, përveç në rast të qeverisë së gjerë për shkak të unitetit nacional të nevojshëm”.