image Agjenti i Coutinhos zbulon se ku dëshiron të transferohet braziliani

Futboll

Agjenti i Coutinhos zbulon se ku dëshiron të transferohet braziliani

news image

E ardhmja e mesfushorit brazilian, Philippe Coutinhos ende mbetet një enigmë për të gjithë tifozët e futbollit.

Barcelona nuk po e dëshiron atë por çmimi që katalunasiat ia kanë vendosur po cilësohet si i lartë nga skuadrat që po e kërkojnë, transmeton Gazeta Sinjali.

Krejt këtyre dilemave u ka dhënë fund agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian  i cili ka thënë se dëshira e klientit të tij është që të luaj në Premier Ligë.

‘Ai ka dëshirë që të rikthehet në Premier Ligë në një pikë. Ndoshta nuk ndodh këtë vit, ndoshta ndodhë këtë vit, por ne nuk e dimë. Ne nuk kemi diskutuar asgjë’, u shprehë ai për ‘Sky Sports’.

Sipas mediave angleze, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham janë vënë pas Coutinhos./Gazeta Sinjali/