image Agjencia e Statistikave tregon se sa foshnje lindën në vitin 2019 në Kosovë

Sociale

Agjencia e Statistikave tregon se sa foshnje lindën në vitin 2019 në Kosovë

news image

Agjencia e statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat rreth lindjeve për vitin 2019 në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, 21 mijë e 899 foshnje kanë lindur në Kosovë, prej tyre 101 janë lindje të vdekura.

Ndërsa, jashtë Kosovës janë regjistruar 4 mijë e 364 lindje.

99.9 për qind e lindjeve kanë ndodhur nëpër institucionet tjera, ndërsa pjesa tjetër nuk dihet se ku kanë ndodhur.

Mosha e nënave që kanë lindur fëmijë kryesisht janë të moshës 25-29-vjeçare.

Foshnjat kryesisht kanë lindur me peshë 3000-3499 gram, mirëpo 0.2 për qind e foshnjave kanë lindur me peshë më të vogël se 1000 gram

Ndërkaq, foshnjat e lindura gjallë, me peshë më të vogël se 1000 gram përbëjnë vetëm 0.2%.

Emri më i përdorur për foshnjat e gjinisë femërore për vitin 2019 ishte emri Alea dhe Ajla, ndërsa, për djem emri më i shpeshtë ishte emri Amar dhe Ajan.

Nga këto statistika bëhet e ditur se 7 nëna lindën trinjakë dhe 297 nëna kanë lindur binjakë./Gazeta Sinjali/