image Agjencia e Akreditimit prezanton një manual, plotësohet një kriter për rikthim në ENQA e EQAR

Arsim

Agjencia e Akreditimit prezanton një manual, plotësohet një kriter për rikthim në ENQA e EQAR

news image

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka bërë prezantimin e manualit për ekspertë, transmeton Gazeta Sinjali.

Naim Gashi drejtor i AKA-së, tha se manuali për ekspertë plotëson një kriter për rikthim në ENQA dhe EQAR.

“Ky projekt është i rëndësishëm për Agjencinë që e përmirëson kualitetin e shërbimeve tona dhe plotëson një kriter që për rikthimin tonë për në ENQA dhe EQAR”, tha Gashi.

“Ky projekt është i rëndësisë jetike që flet për një manual dhe krijomë standard që të gjitha institucionet arsimore të jenë të barabarta para Agjencisë së Akreditimit”, transmeton EO.

“Ky manual na mundëson që ata që vinë prej vendeve ta kenë një pasqyrë dhe të bëjnë vlerësimin”

Udhëheqës i projektit HERAS Aqim Emurli, tha se manuali do tu ndihmojë të gjitha institucioneve të përfshira në procesin e akreditimit.

“Është i rëndësishëm prezantimi i këtij produkti që do t’i ndihmojë të gjithë hisedarët në procesin e akreditimit”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/