image Agim Veliu tregon se a i kanë votat e mjaftueshme për votimin e Qeverisë Hoti

Kosovë

Agim Veliu tregon se a i kanë votat e mjaftueshme për votimin e Qeverisë Hoti

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se i kanë votat e mjaftueshme për votimin e Qeverisë Hoti.

Ai në një prononcim për Gazetën Sinjali duke mos dhënë shumë detaje për numrin e votave, ai ka theksuar se i kanë të mjaftueshme votat për Qeverinë Hoti.

Po ashtu edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Haki Rugova ka thënë se Qeveria Hoti i ka votat e mjaftueshme  për t’u votuar në seancën e sotme që do të fillojë në ora 11:00.

Rugova në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se pret që të votohet Qeveria Hoti.

“Po thonë që po, unë e di që i kanë numrat edhe unë pres që Qeveria Hoti do të votohet sot. Unë mënoj që duhet me pas 61”, ka thënë Rugova për Gazetën Sinjali.