image Afro gjysmë milioni do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

Kosovë

Shpenzime/ Afro gjysmë milioni do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje për përgatitjet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë. Me 7 vota për 1 votë kundër dhe 1 abstenim është aprovuar plani i buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Sipas njoftimit, rreth 500 mijë euro është shuma që do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës për organizimin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Në këtë mbledhje, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

 Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën prej 491 mijë e 517 euro.

Fushata zgjedhore për të parin e Podujevës do të zgjasë 11 ditë, duke filluar nga 3 deri më 13 mars. /Gazeta Sinjali/