image Afganistan, vriten dy ushtarë amerikanë dhe 6 të tjerë plagosen në një sulm me mitraloz

Botë

Siguri/ Afganistan, vriten dy ushtarë amerikanë dhe 6 të tjerë plagosen në një sulm me mitraloz

news image

Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur në një sulm në Afganistan.

“Sipas raportimeve një individ me uniformë afgane ka hapur zjarr ndaj forcave amerikane dhe afgane me një mitraloz”, bën me dije ushtria amerikane.

“Akoma jemi duke marrë informacione për arsyet pas këtij veprimi” – është shprehur zëdhënësi i ushtrisë.

Ndërkohë janë rreth 13000 trupa të ushtrisë amerikane në Afganistan qysh pas ndërhyrjes që pasoi 11 shtatorin 2001. /Gazeta Sinjali/