image Afër 3 mijë persona kanë vdekur në Britaninë e Madhe nga koronavirusi

Shëndetësi

Botë/ Afër 3 mijë persona kanë vdekur në Britaninë e Madhe nga koronavirusi

news image

Ka shkuar në 2,921 numri i viktimave nga Covid-19 në Britaninë e Madhe, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 33,718, transmeton Gazeta Sinjali.

Teksa rriten kritikat për qeverinë për trajtimin e koronavirusit, një zëdhënës i kryeministrit, Boris Johnson, u tha gazetarëve dje u kryen gjithsej 10,412 testime u kryen në të gjithë vendin.

Downing Street shtoi se gjithsej 2.800 punonjës të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar tani janë testuar.

“Ne e pranojmë që duhet të bëhet më shumë në lidhje me testimin. Ne kemi nevojë për të testuar më shumë njerëz dhe duhet të përparojmë shumë shpejt, “tha zëdhënësi.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, është kthyer përsëri në punë pas një jave në izolim, ku do të paraqesë plane për testimin e shtuar, shtoi Downing Street.

Zëdhënësi shtoi se Johnson vazhdon të ketë simptoma të buta të Covid-19 dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve/Gazeta Sinjali/