image Afër 200 pjesëtarë të angazhuar në inaugurimin e Bidenit infektohen me COVID-19

Botë

Afër 200 pjesëtarë të angazhuar në inaugurimin e Bidenit infektohen me COVID-19

news image

Afër 200 pjesëtarë të Gardës Kombëtare që kanë marrë pjesë të mërkurën në sigurimin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit, Joe kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i Qeverisë amerikane i cili ka treguar se numri i pjesëtarëve të Gardës me rezultat pozitiv për COVID-19 mund të rritet, raporton Reuters.

Numri i pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të cilët janë angazhuar për të ofruar siguri ditën e inaugurimit ishte shtuar dukshëm për shkak të protestave të dhunshme të 6 janarit në Kongresin Amerikan, nga mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar më shumë se 4000 vdekje brenda ditës nga koronavirusi ndërkaq numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 410 mijë.

/GazetaSinjali/