image Afër 200 fëmijë kanë vdekur në aksidente trafiku për 10 vite në Kosovë

Siguri

Afër 200 fëmijë kanë vdekur në aksidente trafiku për 10 vite në Kosovë

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës kanë publikuar raportin me shifrat e vdekjeve të fëmijëve në aksidente në 10 vitet e fundit.

Raporti “Dekada e sigurisë rrugore 2010-2019” ku bëhet e ditur se gjatë dekadës së fundit në aksidente të ndryshme në komunikacion kanë humbur jetën 189 fëmijë.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2010, 17 fëmijë të moshës 0-12 vjeç kanë humbur jetën në aksidente trafiku, që njëherësh shënon vitin me numrin më të madh të vdekjeve të fëmijëve. Numri i fëmijëve të vdekur në komunikacion gjatë viteve 2014 dhe 2019 ishte përgjysmë më pak, kur kanë humbur jetën nga 8 fëmijë.

Ndërsa gjatë viteve 2010-2019, 72 persona të grup-moshave 13-18 vjeç kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme në komunikacion. Më shumë fëmijë të kësaj grup-moshe kanë vdekur në vitin 2017, përkatësisht 11, ndërsa më së paku në vitin 2016, kur kanë vdekur 3 fëmijë të kësaj grup-moshe.

Të vdekur sipas grup-moshave 0-12 vjeç
2010= 17
2011=15
2012= 11
2013= 13
2014= 8
2015= 10
2016= 8
2017= 15
2018= 12
2019= 8
Gjithsej=117

Të vdekur sipas grup-moshave 13-18 vjeç
2010= 8
2011= 10
2012= 5
2013= 9
2014= 7
2015= 6
2016= 3
2017= 11
2018= 7
2019= 6
Gjithsej= 72

/GazetSinjali/