image Afër 1 mijë biznese kanë aplikuar për falje të ndëshkimeve në ATK

Biznes

Afër 1 mijë biznese kanë aplikuar për falje të ndëshkimeve në ATK

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani, numri i tatimpaguesve që kanë aplikuar për të përfituar nga falja e ndëshkimeve për shkelje të masave antiCOVID është 953.

Sipas ATK-së, ndëshkimi i falur është në vlerë prej 4,05 milionë euro, ndërsa tatimi bazë dhe interesi i paguar është në vlerë 14,5 milionë euro.

“Të drejtë për të përfituar nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë dhe interesit deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftim.

Kjo masë është marrë me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të aktivitetit ekonomik të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

ATK i bën thirrje tatimpaguesve të cilën kanë obligime të pakryera, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që pas datës 30 qershor ATK është e obliguar të veprojë sipas të gjitha dispozitave që janë të parapara në Legjislacionin Tatimor.

/GazetaSinjali/