image Adrian Berisha emërohet drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës

Politikë

Adrian Berisha emërohet drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës

news image

Adrian Berisha është emëruar drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha përmes një postimi në Facebook.

Duke shpresu se jeni mirë në këtë periudhe kohore, kam kënaqësinë që të ju informojë se që nga sot, do të bartë përgjegjesinë më të rëndësishme në jetën time publike, atë të Drejtorit për Kulturë në Komunën e Prishtinës, qytetit tim të dashtun. Mbështetjen dhe besimin e kryetarit Shpend Ahmeti, do ta marr si obligim për t’i shërbyer qytetit tonë mbarë e me përgjegjësi të plotë. Ndërlidhja e kulturës me arsimin përmes klubeve e programeve të aritit në shkollat e Prishtinës, do të jetë njëri nga projektet primare që do të synojë ta jetësojmë sa më parë”, ka shkruar Berisha.

Berisha deri më tani ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal. /Gazeta Sinjali/