image Abrashi pranon detyrën e re si ministër i Infrastrukturës nga ish- ministri Abdixhiku

Politikë

Abrashi pranon detyrën e re si ministër i Infrastrukturës nga ish- ministri Abdixhiku

news image

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi e ka pranuar detyrën nga ish-ministri, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj Covid-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga kjo ministri.

Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri, derisa shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje./Gazeta Sinjali/