image Abrashi: Do t’i jap prioritet krijimit të shtigjeve për çiklistët në rrugët rajonale

Sociale

Abrashi: Do t’i jap prioritet krijimit të shtigjeve për çiklistët në rrugët rajonale

news image

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka paralajmëruar krijimin shtigjeve të çiklistëve në rrugët rajonale. Zgjerim të trotuareve, sinjalizim nëpër rrugë, promovim të transportit ekologjik etj.

Abrashi thotë se shumë qytete si Berlini, Parisi, Milano etj, “po ndryshojnë politikat investive në infrastrukturën rrugore që t’i përshtaten rrethanave si pasojë e pandemisë”.

Postimi i plotë i tij:

ÇIKLIZMI – Ndryshimet në infrastrukturën rrugore si pasojë e pandemisë.

Pandemia COVID-19, e shfaqur gjatë fillimit të këtij viti, shkaktoi krizë edhe në transport dhe kjo imponon ndryshime edhe në transportin rrugor të Kosovës.

Shumë qytete si Berlini, Parisi, Milano etj, po ndryshojnë politikat investive në infrastrukturën rrugore që t’i përshtaten rrethanave si pasojë e pandemisë.

Prandaj në mandatin tim, prioritet do t’i jap ndryshimeve infrastrukturore duke investuar më shumë në këto fusha:

• Krijimi i shtigjeve të çiklistëve në rrugët rajonale

• Rritje të investimeve në trotuare dhe në zgjerimin e tyre

• Investime më të mëdha në sinjalizim dhe siguri rrugore

• Promovim të transportit ekologjik

Gjatë javëve në vijim i mirëpres grupet e çiklistëve që të fillojmë punën së bashku. /Gazeta Sinjali/