image Abdixhiku uron Amerikën për Ditën e Pavarësisë: SHBA-të mbrojtën idealin për liri dhe çlirim

Politikë

Abdixhiku uron Amerikën për Ditën e Pavarësisë: SHBA-të mbrojtën idealin për liri dhe çlirim

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ai ka thënë se SHBA-ja ishte një alaet jetik për ekzistencën e Kosovës si komb, duke shtuar se ata mbrojtën idealin për liri dhe çlirim.

Për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë si komb dhe si shtet. Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues”, ka shkruar ai. 

Tutje ai ka shtuar Kosova rrugëtimin e deri tanishëm e ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të Amerikës.

“Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, fillimisht në luftën për liri e më pas edhe në shpalljen e pavarësisë dhe tani e tutje në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

ShBA-të mbeten vendi mik më i mirë i Kosovës, si dhe raportet tona të ngushta nuk lejojmë asnjëherë të zbehen. Përjetësisht mirënjohës!

Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, ka thënë Abdixhiku./Gazeta Sinjali/