image Abdixhiku tregon a do ta mbështes kjo parti Osmanin për presidente

Politikë

Abdixhiku tregon a do ta mbështes kjo parti Osmanin për presidente

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas marrjes së udhëheqjes së partisë, është pyetur nëse deputetët e kësaj partie do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, shkruan Gazeta Sinjali.

Abdixhiku ka premtuar se LDK-ja do të jetë konstruktive derisa ka theksuar se “Kryesia e re e merr vendimin”.

“Ne do të jemi konstruktiv me të gjitha partitë shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe rajon. Meqenëse dje janë certifikuar rezultatet dhe sot është zgjedhur kryetari i partisë, ju lus për mirëkuptim, që t’i themelojmë organet e reja, të zhvillojmë konsulta fillimisht të brendshme sepse vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, gjithmonë duke respektuar frymën e konstruktivitetit në skenën tonë politike dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim duke marrë parasysh edhe respektin e ndërsjellë që partitë tjera do ta tregojnë për LDK-në”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/