image Abdixhiku takohet me Von Cramon, thotë se qeveria duhet të koordinohet me ndërkombëtarët për komunat veriore

Politikë

Abdixhiku takohet me Von Cramon, thotë se qeveria duhet të koordinohet me ndërkombëtarët për komunat veriore

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim eurodeputeten Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Abdixhiku e njoftoi Von Cramonin për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend.

Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Po ashtu, Abdixhiku e falënderoi Von Cramonin për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.

/GazetaSinjali/