image Abdixhiku: Sot përkujtojmë ish-presidentin Rugova, familjen Jashari dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri

Politikë

Abdixhiku: Sot përkujtojmë ish-presidentin Rugova, familjen Jashari dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari i LDK-së nëpërmjet një komunikate ka kujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova dhe familjen Jashari.

Sot, ne kujtojmë Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova, Familjen Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilin qytetar të Kosovës, që dhanë jetën e tyre që gjeneratat tona ta gëzojnë lirinë”, thuhet në komunikatë.

Tutje ai ka theksuar se nuk duhet të harrohet puna që e ka bërë NATO për 78 ditët dhe netët e intervenimit dhe të përfundimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Asnjëherë s’mund të harrojmë punën e madhe që NATO me të gjitha kontigjentet e saj ka bërë në Kosovë edhe në kohën e intervenimit 78 ditë dhe netë që i dhanë fund gjenocidit e masakrave ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe mundësuan kthimin e qindra mijëra refugjatëve në shtëpitë e tyre”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/