image Abdixhiku: Raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit tonë

Politikë

Abdixhiku: Raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit tonë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit ndërmjet vendeve.

Ai ka thënë se me Ramën kanë diskutuar edhe për situatën në veri të vendit, si dhe njëkohësisht ka njoftuar se ka marrë ftesë për vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizoj së shpejti.

Postimi i plotë:

Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në Veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.

Kryeministrin Rama e falenderova për përkrhajen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti.

Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim.

/Gazeta Sinjali/