image Abdixhiku për Kurtin e Osmanin: Janë arrogantë, paramendoni si do sillen kur e marrin pushtetin

Politikë

Abdixhiku për Kurtin e Osmanin: Janë arrogantë, paramendoni si do sillen kur e marrin pushtetin

news image

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Lumir Abdixhiku, i ka quajtur arrogantë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe ish-partiakën e tij, Vjosa Osmanin, duke i kritikuar edhe për mostransparencë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kjo është një sjellje e arrogancës që është krijuar prej profecie vetpërmbushëse. Fillimisht nëpërmjet percepsionit që do të jenë të fuqishëm dhe e dyta nëpërmjet paraqitjes së tillë dhe një besimi artificial që e krijojnë”, tha Abdixhiku.

“Por shqetësuese është arroganca. Pra, nëse dikush sillet me kaq arrogancë ende pa e marrë pushtetin, paramendoni si do sillet kur e merr pushtetin”, tha ai në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai kërkon nga ta transparencë për programin qeverisës dhe idetë e tyre për dialogun me Serbinë, si dhe për marrëveshjen e Washingtonit.

“Nëse dikush heziton të shpalosë programin e vetë, idetë e veta, punët e veta dhe janë pyetje shumë legjitime dhe të rënda: duhet të na tregojë çka do të ndodh me dialogun, çfarë do të ndodh ne kërkesën e Washingtonit”, tha ai./Gazeta Sinjali/