image Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet

Politikë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet

news image

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se çka është diskutuar në takimin e sotëm që kanë pasur me kryeministrin, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ka dhënë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë në veri.

Tutje ai ka shtuar se ka kërkuar sqarime shtesë për rrugën që do të marrë Kosova, pas situatës së krijuar në veri.

“Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetetarë,

Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti.

Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.

Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.

Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë. /Gazeta Sinjali/