image Abdixhiku pas rrëzimit të qeverisë: Ishte nder shërbimi ndaj shtetit në orën më të vështirë të tij

Kosovë

Deklaratë/ Abdixhiku pas rrëzimit të qeverisë: Ishte nder shërbimi ndaj shtetit në orën më të vështirë të tij

news image

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ka thënë se ka abstenuar nga proceset poltiike, pasi këto i ka mbizotëruar beteja me jetën.

Abdixhiku përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar rrugëtimin e tij 52 ditësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Teksa përmend ato se çfarë ka bërë përgjatë këtyre ditëve, thotë se shpreson që rrugëtimi i tij i ndërprerë do të vazhdojë njëjtë nga kushdo që vjen pas tij .

“Për mua, shërbimi ndaj shtetit – sidomos në orën më të vështirë të tij – ishte nder. Të jesh ministër i një vendi të shkëlqyer me qytetarë të shkëlqyer është fare e lehtë. Do të kujdestaroj këtë detyrë me vullnet të njëjtë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i Lumir Abdixhikut në Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157224142672759&set=a.10150389414962759&type=3&theater

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot me vota 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, kaloi mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti pas më shumë se 10 orë punime në seancë./Gazeta Sinjali/