image Abdixhiku në tubime me bashkatdhetarë, shënohet 32 vjetori i veprimit të LDK-së në Beneluks

Politikë

Abdixhiku në tubime me bashkatdhetarë, shënohet 32 vjetori i veprimit të LDK-së në Beneluks

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po qëndron në disa shtete të Europës teksa po zhvillon takime, raporton Gazeta Sinjali.

Kreu i LDK-së po takohet atje me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij.

Ai sot qëndroi në Bruksel ku tha se u takua me bashkëpunëtorë dhe bashkatdhetarët, me të cilët kishte edhe një datë për të shënuar.

“Takimet në mërgatë i vazhduam sot në Bruksel. Aty, me bashkëpunëtorë, takova bashkatdhetarët tanë në këto anë. Me struktura tona partiake, shënuam dhe 32 vjetorin e veprimit të LDK-së në Beneluks. Janë 32 vite të kontributit të jashtëzakonshëm të veprimtarëve e veprimtareve tona që i dhanë Kosovës mbështetje fundamentale në të gjitha etapat historike .Vizita jonë nëpër mërgatë është ftesë për ndërtimin e urave të ardhme mbi trashëgiminë e së shkuarës. Është thirrje për bashkim në projektin tonë politik “Lidhja për të ardhmen”. Tubimet e takimet tona në Zvicër e Belgjikë janë përgjigje të qarta ndaj kësaj ftese. Dhe ky është veçse fillimi. Do të ecim bashkë, do të ecim mbarë. LDK është shtëpia politike e mërgatës shqiptare”, ka shkruar në postim Abdixhiku.

/GazetaSinjali/